Sot, në Ministrinë e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, u mbajt një takim në të cilin u ra dakord për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza dhe rrjetet e kanalizimeve në komunën e Bujanocit, në kuadër të projektit “Serbia e Pastër”, thuhet në njoftimin e komunës
Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momirovic, u dakordua me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, për koordinimin e këtij projekti, i cili është i nevojshëm për fillimin e suksesshëm të implementimit.
Karakteristikat teknike të zgjidhjeve të hartuara iu paraqitën përfaqësuesve të ministrisë nga kryeshefja e Departamentit për Investime dhe Zhvillim të Komunës së Bujanovcit, Fazila Azemovic. Pas rregullimit të të gjitha detajeve dhe dokumenteve të nevojshme, pritet ndërtimi i impiantit që kap vlerën prej disa miliona eurove.
Takimi i radhës pritet të mbahet pas dy ditëve në Nish, thuhet në njoftim.