“Bashkë me Departamentin e Psikologjisë dhe Institutin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik, UP, u dakorduam për avancimin e politikave që fuqizojnë zhvillimin e rrisin mirëqenien në institucionet edukativo-arsimore në komunën tonë”, ka bërë me dije, Albana Demiri, Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan.
Sipas saj, kolegët nga fusha e psikologjisë ndër të tjera do të ndihmojnë në:
~Monitorimin dhe vlerësimin e nevojave të shkollave të komunës së Gjilanit;
~Parandalimin dhe adresimin e dhunës dhe ngacmimeve në shkolla;
~Dizajnimin, implementimin dhe vlerësimin e programeve të ndryshme psiko-sociale dhe pedagogjike, përfshirë edhe prindërit;
~ Fuqizimin e kapaciteteve të mësimdhënësve, koordinatorëve të cilësisë me teknika të reja të mësimdhënies, të menaxhimit të klasës dhe identifikimit të nevojave individuale të nxënësve;
~Identifikimin e nevojave, mbështetjen në zhvillimin të psikologëve të shkollave dhe avancimin e rolit të psikologut të shkollës. /2LONLINE/