Të dielën, SC Gjilani zhvillon ndeshjen kampionale të javës 34-të të Superligës së Kosovës në futboll, ndaj skuadrës së Lirisë, e futbollisti i skuadrës gjilanase, Dajan Shehi bën thirrje për vëmendje, pasi që kampionati është në fazën finale dhe të gjitha ndeshjet konsiderohen si të tilla.
Futbollisti i cili vjen nga reparti i mbrojtjes potencon se skuadra po jep maksimumin, pavarësisht që në disa situata po pëson. Ndër të tjerash, ka thënë se do të japin 200% për të arritur objektivin e klubit.
“Ekipi i Gjilanit gjithmonë futet për fitore. Këto tri ndeshje janë shumë me rëndësi për ne dhe mund të konsiderohen sikurse finale. Pavarësisht që kundërshtari i nesërm ka rënë nga elita, ne do të futemi për të dhënë 200%”, tha Shehi.
Ai tha se kanë shënuar, ashtu siç edhe kanë pësuar, ky është futbolli. “Ne po japim maksimumin dhe po mundohemi të arrijmë objektivin që ka klubi deri në fundin e këtij kampionati”, tha futbollisti i skuadrës kuq e bardh, Dajan Shehi.
Gjilani udhëton drejt Prizrenit në ditën e fundit të javës (12 Maj) për t’u përballur me Lirinë në “Përparim Thaçi” nga ora 15.00. /2LONLINE/