Shkruan: Sami ARIFI
Çudi dhe absurditet i të gjitha palëve!…
Në parlamentin serb kacafytje fizike në mes opozitës dhe pozitë kush më shumë po ngul këmbë me i riokupuar trojet e huaja, në këtë rast të Kosovës, derisa parlamentarë shqiptar ata nga pozita me këmbëngulje ishin në mosdënimin e gjenocidit në Srebrenicë të bërë nga shteti serb, që, opozita e kishte inicuar, kurse në parlamentin e Kosovës, opozita së bashku me Serbinë duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve, ngul këmbë kundër mazhorancës për formimin e të ashtuquajturit „Asociacion i Komunave serbe“ që në një kohë jo të gjatë, ky asociacion, nënkupton dhënien e territoreve të vete shtetit të huaj, Serbisë, çudi dhe absurditet i të gjitha palëve të çoroditura.
-Në parlamentin serb kacafytje në mes pozitës dhe opozitës si duhet vepruar për t‘i ripushtuar trojet e huaja, në këtë rast të Kosovës, që më parë i kishin të okupuara, thjeshtë kjo kacafytje për të mos ndryshuar qëndrim assesi, qëndrim për riokupim, çudi dhe absurditet i kohës!…
-Pozita shqiptare këmbëngulëse në parlamentin shqiptar për të mos dënuar gjenocidin nga e bërë nga Serbia në Srebrenicë, të inicuar nga opozita, kjo nënkupton për të mos dënuar gjenocidin e makinerisë serbe edhe në Kosovë, çudi dhe absurditet i kohës!…
-Ndërsa në parlamentin e Kosovës, opozita duke menduar për ta rrëzuar qeverinë e tanishme për të marrë pushtetin, jo për të forcuar shtetin, përmes asociacionin del pothuajse me kërkesa në kuptimin e njëjtë që ka Serbia, madje, duke iu imponuar edhe faktorit ndërkombëtar kërkesën e tillë si të drejtë për asociacion për të ashtuquajturin „Asociacioni i Komunave Serbe” në Kosovë, përkundër rezistencës që bën pozita brenda në parlamenti dhe jashtë parlamentit në mosformimin e asociacionit të cekur më parë, madje përtej çudisë dhe absurditetit të kohës!… /2LONLINE/