DYLON

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton 1 mijë e 779 gjoba trafiku

Brenda 24 orëve të fundit policia shqipton 1 mijë e 779 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 779 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 36 aksidente  trafiku, 10 me lëndime dhe 26 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/