I madhi Faik Konica, duke e parë popullin e vet të vuajtur dhe të përçarë nga disa individ që vepronin në grupe në emër të popullit, për interesat e tyre personale, thoshte: “Populli duhet të ketë prirje të lidhet pas ideve e jo pas individëve”.
Sami ARIFI
Ai proklamon si parim të fundit në programin e tij, ku në mes tjerash thoshte: “Të përpiqemi me gjithë fuqinë tonë t’i shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët”.
“Ata (Shqiptarë) duhet të mësojnë ta duan popullin, Shqipërinë, jo që të kënaqin këtë apo atë shqiptar, këtë apo atë individ, edhe nëse ky të ishte Pyrroja-por ta duan Shqipërinë (atdheun) se ajo është Shqipëria (atdheu)”.
Përse po bëhen, gjithnjë, zgjedhjet e parakohshme?! Athua vall për të marrë përgjegjësi për atdheun, shtetin, apo për të rrëmbyer kuletën e shtetit për nevoja personale?! Mendoj unë se qëndron e dyta.
Bunkerizimi i partive politike në Kosovë bëhet, jo për të mbrojtur interesat e partisë, jo për t’i mbrojtur interesat që përmes partisë do të çonin në mbrojtjen e interesave të shtetit, por, që përmes shtetit dhe partisë për t’i mbrojtur interesat personale në pasurimin e vetës dhe familjarëve tyre në mënyrë krejt të paligjshme.
Shikoni sa ka demokratizim në kuadër të partive në Kosovë, vetëm se shprehë një mendim ndryshe, s’je servil ndaj interesit të klanit të partisë (nga se në Kosovë partitë, shumica, janë klane), si përmbyshë apetitet e atij klani në parti, përjashtohesh nga partia.
Shikoni emërtimet, nominimet, e kandidatëve për deputet, tre, dy një, verifikohen jo nga parimi partiak që duhet të zbatohet në bazë të disa kritereve, ose nga verifikimi popullor, por që këto verifikime bëhen sipas interesave të tenderëve që kanë politikanët me ndërmarrësit për përfitime të përbashkëta, krejtësisht në dëm të arkës së shtetit, si në çmim të punës, si në cilësi të punës.
Një numër i anëtarëve, aktiv, nëpër parti që ishin dhe janë parimor, që mendojnë, përmes proceseve partiake të forcojnë shtetin, që ishin themelues të nismave nëpër parti ilegale e legale për t’i çuar proceset përpara në ndërtimin e shtetit të Kosovës, leje që s’caktohen në vende të duhura por, madje, largohen edhe prej proceseve të partisë nga disa që në ato kohë s’ishin vërejtur që janë të gjallë.
Numri i aktivistëve të rinj nëpër parti, fatosët (pionierët), që ishin në moshë të re, filluan aktivitetin e tyre me një entuziazëm të madh pas luftës, për të dhënë kontributin në parti, që synonin përmes partisë, marrjen e përgjegjësive, në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, nuk kandidohen fare, edhe nëse kandidohen gjatë verifikimit të listave eliminohen, po edhe nëse kandidohen, kandidohen, vetëm sa për t’iu çuar vota bosave të partive, nga se, kush do të jetë deputet?! shumicën e rasteve i cakton klani udhëheqës i partisë. Pra, ata, përdorën si shërbëtor të klaneve, klikave, të tyre.
Bunkerizimi i partive politike përmes “një njësie zgjedhore” në tërë Kosovën, për ta pas si pronë të veten partinë, e përmes partisë shtetin, për të qenë të pandërrueshëm në vendimmarrjet që u konvenojnë atyre, nuk lejojnë “shumë njësi zgjedhore nëpër komuna”, që është formë demokratike e përfaqësimit të gjerë, për çdo pjesë të vendit, nga vinë ata deputet.
Pra, shumica e partive politike në praktikë kanë mashtrimin, gënjeshtrën dhe vjedhjen në shtet, e jo përgjegjësinë ndaj shtetit. Pra, shikoni dy blloqet e mëdha parazgjedhore që u formuan, çka thanë dje për njëri tjetrin, ç’thonë sot, ç’do të bëjnë nesër?! Ç’do të bëjnë nesër?! dihet…,
Kemi parti në Kosovë që të paktën kanë etikën e moralit, çka thonë, ndoshta mund të bëjnë në të mirë të shoqërisë, por që populli u frikësohet ekstremizmave të majtë të tyre, e që me një reformë në liberalizim të partisë, edhe, mund t’ia dalin në ndërtimin e shtetit të së drejtës, poqese sovrani iu jep besimin.
Por dihet edhe propaganda mashtruese e këtyre dy blloqeve të mëdha partiake, parazgjedhore duke thënë shumë të pavërteta, të turpshme, duke e quajtur parti të majtë kundër Amerikës! kur dihet se në Kosovë të gjitha partitë janë proamerikane, nga se s’mund të gjesh, madje, as 0,1% në popull, kundër atyre që na ndihmuan për lirinë e këtij populli.
Pra, me politika të tilla dëmtohet interesi i shtetit, krejt kjo, për të mbajtur pushtetin, dëmtohet edhe çështja kombëtare në përgjithësi.
Kuptohet, ekstremizmat, si ekstremizmi i djathtë, si ai i majtë, praktikat nga vende të tjera na kanë treguar se janë të dëmshëm për vendin.
Besoj se për këto zgjedhje të lira është frytdhënëse kjo fjalë e urtë e popullit, për popullin, ku thuhet: “Veni re se ç’punojnë-mos dëgjoni se ç’ju thonë”, politikanët, pushtetarët për popullin. Pra, në bazë të punës që kanë bërë ata në të kaluarën, shpërbleni apo ndëshkoni me votën e lirë.
Për vlerësimin e personalitetit të njerëzve një fjalë e urtë e popullit thotë: “Për të qenë një personalitet shumë i mirë, duhet të jetë djalë (vashë) i,e mirë, burrë (grua) i,e mirë dhe së fundi edhe plak (plakë) i,e mirë”.
Pra, e kaluara e tyre përfshinë veprimtarinë, që iu jep atyre, në formimin e personalitetit për t’i votuar apo jo, në bazë të aktivitetit të tyre siç është: kombëtar, profesional, parimor, aftësi, urtësi dhe mençuri politike, menaxhuese e të tjera, por që mundë posedojnë edhe dukuri negative për shoqërinë, përfitimet në mënyrë të paligjshme përmes vjedhjes, korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar e një varg faktorësh të tjerë që e bëjnë një person të jetë i votuar, apo jo, nga sovrani.
Shpresoj në zgjidhjen e kësaj nyje në forcat intelektuale që për momentin janë burgosur (varrosur) t’i këpusin prangat dhe t’i ndërprenë mashtrimet, rrenat, vjedhjet, krimet dhe ta orientojnë shtetin në pavarësinë e ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit, t’i këpusin hallkat, të këpusin zinxhirin e korrupsionit, t’i kryejnë detyrat e shtëpisë dhe të rrugëtojnë drejt bashkimit evropian.
Pra, atëherë shoqëria jonë do t’iu ngushtoj hapësirën atyre armiqve që pengojnë krijimin e rrethanave lehtësuese për të jetuar sa më të lirë. Këtë mund ta bënë sovrani, dhe vetëm sovrani, përmes votës së lirë duke zgjedhur njerëzit e duhur në vendet e duhura, duke i kthyer dinjitetin qytetarit të Kosovës në vendin e tij, si dhe jashtë vendit të tij. Shumëçka,…, Ç’ka zgjedhjet?!