Vetëvendosje: Takime në lagjet Arbëria dhe Dardania

Vetëvendosje: Takime në lagjet Arbëria dhe Dardania

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë takime ma qytetarë të lokaliteteve të ndryshme para të cilvëe po deklrarojnë se papunësia dhe paaftësia e pushteteve të kaluara për të zhvilluar ekonomikisht vendin kanë lodhur qytetarët e Gjilanit, të cilët duhet të ndryshojnësipas tyre, destinacionin e votës në Zgjedhjet e 11 qershorit.

Në takimet e mbrëmjes së kaluar në lagjet Dardani dhe Arbëri, sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes është thënë se qytetarët e këtyre lagjeve janë lodhur nga premtimet boshe të pushtetarëve aktual dhe kanë vendosur të përkrahin fuqishëm Alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, duke besuar se vetëm ajo mund ta ndal të keqen e madhe dhe mund ta drejtoj Kosovën drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Kandidatët për deputetë po vazhdojnë të takojnë qytetarët, shtëpi për shtëpi, në lagje, në fshatra që të paraqesin para tyre se si do të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje duke treguar se si Alternativa parasheh zhvillimin e secilit sektor duke u bazuar në fakte konkrete e jo në premtime boshe, ashtu siç kanë bërë të gjitha partitë që kanë udhëhequr me vendin deri më tani, thonë në Vetëvnedosje.

KOMENTE