Logopedia është shkencë e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit , (American Speech Language Hearing Association, 2010).
Shkruan: Endrit Osmani, Logoped
Roli i Logopedit është që të parandaloj, zbuloj, diagnostikoj dhe trajtoj çrregullime të shumta por kryesisht ato në të folurit, (CPLOL,2011).
Logopedi trajton;
vështirësitë në të folur;
Çrregullim të artikulimit të fjalëve ose shqiptimit ;
Çrregullime të zërit ;
Çrregullime të gëlltitjes;
Belbëzimi;
Terapi me fëmijët pas ” implantit koklear “.
Vështirësi në shkrim , lexim dhe llogaritje;
Qiellza e qarë;
Mutizmi selektiv;
Çrregullime të komunikimit;
Të folurit hundor;
Vështërsi në koncentrim;
Kur është koha e duhur ta dërgojmë fëmijën tek Logopedi ?
-nëse të folurit e fëmijës tuaj nuk i përgjigjet moshës që ka
-nëse fëmija pyet shpesh dhe ju mendoni se ai nuk dëgjon mirë -nëse fëmija tërhiqet në vetvete për shkak ë të tjerët nuk e kuptojnë -nëse fëmija kur flet belbëzon ose ngutet
-nëse fëmija flet vetëm në shtëpi por jo edhe jashtë saj
-nëse personat tjerë nuk e kuptojnë mirë fëmijën tuaj se çfarë
Deri në moshën 2 vjeç, shumica e fëmijëve kuptojnë më shumë se 50-300 fjalë. Nëse fëmija juaj ka probleme të kuptojë fjali të thjeshta, të tilla si “merre topin”, mund të jetë koha të vizitoni logopedin.
Sa më shpejt të identifikoni ndonjë problem të mundshëm, aq më me sukses do jetë në gjendje t’i kaloj fëmija ato. /2LONLINE.com/