DYLON

Komuna e Gjilanit mbështet nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit

Komuna e Gjilanit mbështet nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit
Avatar photo Redaksia

Për herë të dytë Komuna e Gjilanit, ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat.

EkoHigjiena

Sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.

Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro.

“Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjithë vitit, deri në muajin dhjetor 2024”, tha kryetari Hyseni.

Doruntina Hasani, drejtoresh për Shêndetêsi e Mirëqenie Sociale, thotë ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.

“Kemi vendosur tè subvencionojmë me nga 100 euro për çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor.”, tha Hasani.

Drejtoresha bënë thirrje publike për aplikim për mbështetje finaneiare për nënat lehona banore të Komunēs së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.