Gjatë vizitës që i bëri Bujanocit, ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport bisedoi me nxënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme për tema të ndryshme. Një nxënëse pyeti Davenport se çfarë do të kishit ndryshuar nëse do të jetoni në Bujanoc, ai u përgjigj se është e vështirë por edhe pyetje e mirë, shkruan Titulli.com.
“Unë nuk jetoj këtu por shpesh vij në Jug të Serbisë dhe mundë të them se brenda 6 viteve kam ardhur 15 herë. Mirëpo nuk më përket mua të them se çka duhet të ndryshoj në Bujanoc por mendoj se ju përket juve se çka duhet të ndryshoni”, i është përgjigjur nxënëses Davenport.
Ai shtoi se do ndihmojmë përmirësimin e kushteve për ekonomi dhe biznes në Bujanoc sikur në shumë komuna tjera në Serbi dhe se ky do të jetë prioriteti më i madhe në rritjen e ekonomisë dhe hapjen e vende të reja të punës.
“Mu më duket se është me rëndësi të forcojmë kapacitetet e vetëqeverisjes lokale, që mundet më mirë të përkrahë përpjekjet për të përmirësuar kushtet e jetës dhe në këtë drejtim shërbimet komunale të jenë më të mira”, ka thënë Davenport.
Ambasadori, Majkëll Davenport potencoi edhe rëndësinë e bashkëjetesës në komunën e Bujanocit.
“Ky është një vend ku jetojnë pakica të ndryshme, shqiptarë, rom dhe të tjerë. Gjithashtu mendoj se është shumë e rëndësishme që të punohet diçka konkret në këtë drejtim”, është shprehur Davenport.