Zinedine Zidane është objektivi kryesor i drejtuesve të Chelsea-t për zëvendësimin e Maurizio Sarrit.
Bëhet e ditur se londinezët janë gati të formulojnë një ofertë për francezin, që ka marrë një vit pushim pas aventurës tepër të suksesshme në krye të Realit të Madridit, ku fitoi 3 Champions radhazi një dhe titull të La Ligas.
Ideja e Roman Abramovichit është të marrë Zidane, për të bindur mesfushorin belg, Eden Hazard, që të rinovojë kontratën dhe të injorojë interesimin e vazhdueshëm dhe serioz të Realit të Madridit.