Në konferencën e sotme për media në prag të ndeshjeve ndaj Danimarkës, miqësore, dhe asaj ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për evropian trajneri Challandes ka thënë se Kosova mund të jetë befasia nëse lojtarët vazhdojnë ta mbajnë formën e tyre të lartë.
Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme te Werderi gjatë këtij viti, ka ka qenë njëri nga lojtarët më në formë në Bundesligë. Derisa formë të lartë kanë treguar edhe Arbër Zeneli, Bersant Celina, e Vedat Muriqi në klubet e tyre.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shumë i kënaqur me formën që janë duke kaluar në skuadrat e tyre yjet kosovarë.
“Rashica tash ka filluar të shënojë gola dhe ta shfaqë potencialin e tij, e po ashtu edhe Zeneli. Nëse vazhdojnë kështu Kosova ndoshta do të jetë befasia”, ka thene Challandes.