Trajneri i Kosovës: Dy sfida jo të lehta, fokusi te Bullgaria

Trajneri i Kosovës: Dy sfida jo të lehta, fokusi te Bullgaria

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes miqësore kundër Danimarkës, ku ka theksuar se sot do të fillojë një cikël i ri kualifikues që është sfidë e re për Përfaqësuesen.

Challandes ka treguar se Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë përballë kundërshtarëve krejt tjerë prej atyre që janë në Ligën e Kombeve, në të cilën ka pasur sukses.

“E dimë çfarë na pret pasi nuk luajmë kundër kundërshtarëve të Ligës D. Ne tani fillojmë nga zero. Fokusi është Bullgaria, por ne kemi pranuar të luajmë kundër Danimarkës që do të jetë një test dhe nuk do të jetë miqësore por shumë më shumë”, ka thënë trajneri i Kosovës, Challandes.

Gjithashtu, Challandes tha se është nder të luajmë kundër Danimarkës sepse ajo është lartë në ranglistë të FIFA-së.

“Është ekip që ka luajtur deri 1/8 e finales së Botërorit. Kemi fituar kundër Azerbajxhanit 4:0, por tani është histori tjetër dhe për ndeshjen ndaj Danimarkës është përgatitje për ndeshjen me Bullgarinë. Do ta testojmë si mund të mbrohemi si ekip ndaj një force që ka Danimarka. Dua ta shoh si ekipi im mund të mbrohet”, ka theksuar Challandes.

KOMENTE