Kosova në janarin e vitit 2020 do ta zhvillojë një miqësore me Kombëtaren e Suedisë sfidë kjo që luhet në Doha të Katarit dhe shërben për një përgatitje për Kosovën para ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes tashmë ka nisur ta përpilojë listën e ekipi me të cilin do të paraqiten në ndeshjen ndaj Suedisë.
Risi është ftesa për portierin, Betim Halimi i cili është pjesë e kampionatit ukrainas, Olimpik Donetsk.
”Ftesën e kam marrë për këtë ndeshjen miqësore ndaj Suedisë, po unë jam i lënduar tash e 2 muaj. Kjo edhe është arsyeja që nuk kam mundësi t’i bashkëngjitëm ekipin kombëtar të Kosovës, por edhe pse nuk jam paraqitur tash e një kohë me ekipin tim”, ka thënë për “Zërin” vetë Betim Halimi.