Muaji mars është edhe muaji i rikthimit të Kombëtares së Kosovës në futboll, pasi ata do të luajnë një miqësore kundër Danimarkës dhe fillon eliminatorët kundër Bullgarisë.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për “Supersport” ka treguar gjendjen momentale të futbollistëve ku ka mbetur i befasuar nga Arbër Zeneli.
“Tani është gjendja e mirë por me disa probleme. Kemi dy futbollistë në Norvegji të cilët ende nuk e kanë filluar kampionatin dhe po luajnë vetëm miqësore. Valon Berisha nuk po luan mjaft tek Lazio. Por tash kemi Milot Rashicën që po luan shumë mirë në Bundesligë si sulmues, gjë që na jep opsion edhe neve për të ardhmen. Për Arbër Zenelin isha paksa i frikësuar me zgjedhjen që bëri për të kaluar në Francë sepse kampionti atje është shumë fizik dhe i vështirë. Por më ka befasuar dhe po luan shumë mirë. Zhegrova pritet të ketë më tepër minutazh në vazhdim te Baseli. Kololli dhe Kryeziu kanë luajtur ndoshta më tepër ndeshje së që duhet por është në rregull. Nuk është gjendje e përsosur por nuk mund të ankohem. Kemi futbollistë të mirë dhe jam i sigurtë që të gjithë do të jenë të gatshëm për këto 2 ndeshje“, ka thwnw ai..
Challandes ka folur edhe pwr ndeshjet eliminatore tw grupit, pwr cka theksoi se kundërshtarët e tanishëm nuk janë Maltë ose Azerbajxhan, janë nga një planet tjetër.
“Është planet tjetër dhe nivel tjetër. Kam respekt për të gjithë kundërshtarët por nuk mund ti krahasojmë Azerbaixhanin dhe Maltën me Anglinë e Çekinë. Futbollistët e këtyre ekipeve luajnë në ligat më të forta në Evropë dhe kanë shumë eksperiencë. Për sulmuesit tanë do të jetë e vështirë të krijohet një rast i mirë për gol. Por megjithatë edhe ne kemi futbollistë të mirë si psh Rashica që po shënon në Bundesligë, Zeneli po ashtu në Francë. Muriqi është në formë të mirë në Turqi. Është sfidë shumë vështirë për të gjithë futbollistët, sepse në kualifikime do të jenë rrethana krejt tjera. Edhe nëse nuk arrijmë sukses në kualifikime ne prap kemi mundësi përmes Ligës së Kombeve. Futbollistët duhet të jenë të vetdishëm që ne jemi vetëm 2 fitore larg për të plotësuar ëndrrën, që të marrim pjesë në kampionatin evropian“, shtoi zvicerrani.