Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së Çekisë, e cila zhvillohet te enjten nga ora 20:45.
Ai ka folur për situatën brenda skuadrës, gjithashtu edhe për lëndimin e Vedat Muriqit dhe mundësinë e zëvendësimit të tij.
Ai ka thënë se nuk ka një lojtar që do ta mbuloj “kokë për kokë” Muriqin, por do ta zëvendësoj si skuadër.
“Ne jemi gati, nuk kemi lojtar që mund ta zëvendësoj Muriqin kokë me kokë për të, por ne përgjigjen do ta japim si ekip. Detyra ime është të vendos për formacionin, por jo ta them këtë në konferencë. Është puna ime të bëj strategjitë, por është puna ime të mos e publikoj formacionin. Kundërshtari nuk e ka treguar kush do të luaj në vend të Shick po ashtu edhe unë nuk do ta tregoj kush do të luaj në vend të Muriqit”, ka thene Challandes.
Challandes është pyetur për daklaratën e kundërshtarit të tij, trajnerit cek, se ata janë më të mirë dhe mund të fitojnë.
“Nuk është puna e ime të komentoj deklaratat e kundërshtarëve, ne e dimë kush jemi dhe e dimë me kë do të luajmë. Ne e vlerësojmë mundësinë që kemi arritur deri këtu dhe do të japim maksimumin, pasi e kemi ditur me kë kemi të bëjmë që kur është hedhur shorti. Askush nuk e ka pritur, por kemi ardhur deri këtu shumë pranë kualifikimit dhe pse të mos e realizojmë atë. Ne hyjmë në fushë të përgatitur dhe motivuar maksimalisht, jo për shkak të kundërshtarit ky apo ai, porse e duam fitoren dhe e dijmë qëllimin tonë”, ka thënë Challandes.