Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencë për media para ndeshjes me Bullgarinë, ka thënë se do të luajnë lojë sulmuese dhe do të kërkojnë pikët e plota ndaj Bullgarise.
“Kemi respekt për Bullgarinë, por ne do të luajmë për fitore. Bullgaria ka bërë ndryshime së fundmi, por janë ekip i fortë. Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë”, u shpreh ai
“Bullgaria ka bërë ndryshime së fundmi, por janë ekip i fortë. Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë. Taktika jonë nuk do të ndryshohet. Nuk e ndryshoi lojën dhe t’u them lojtarëve që të mbrohen. Ideja është që të fitojmë duke sulmuar ndoshta me 4-3-3, ose 4-2-3-1”, theksoi Challandes.
Challandes ka zbuluar se të gjithë janë të mërzitur me lëndimin e rëndë të Arbër Zenelit, dhe do të kërkojnë fitore për 24-vjeçarin.
“Të gjithë jemi të mërzitur me lëndimin e Zenelit, çdo futbollistë është si anëtar i familjes tonë, shpresoj që ai të kthehet edhe më i fortë. Ndoshta ne duhet të luajmë këtë ndeshje (me Bullgarinë) edhe për të”, tha Challandes.
Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.