Pas tërheqjes së shortit për garat në rrethin e parë kualifikues të kupës së CEV-it, vashat e Klubit të volejbollit “Drita” nga Gjilani, e kanë mësuar kundërshtarin dhe se ballafaqimi i gjilanaseve do të jetë me skuadrën çeke, VK Šelmy nga Brno.
Drita, që është skuadra e vetme që do ta përfaqësoj Kosovën në garat evropiane, të kupës së CEV-it, ballafaqimin e parë me skuadrën çeke pritet ta zhvillojë në Gjilan (10-12 nëntor 2020), ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Brno (24-26 nëntor 2020).