DYLON

Gjilan: Raportohen raste të dhunës në familje

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije  për dy raste, të ndara,  të dhunës në familje, ku në njërin ras,t i dyshuari ka kanosur ish bashkëshorten, e në tjetrin rast, i dyshuari ka  sulmuar bashkëshorten.  Të dyja rastet, të cilësuara nga policia si “dhunë në familje”,  janë regjistruar në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.

“Në Gjilan më 21.08.2020, ora 08:00, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit kishte kanosur viktimën (ish bashkëshorten e tij) femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

EkoHigjiena

“Gjilan 21.08.2020-04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht (bashkëshorten e tij) viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor, për rastin tjetër. /2LONLINE.com/

.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.