Cernica është e bindur se Lutfi Haziri më 22 tetor do të shkon në pension politik. Jemi lodhur me gënjeshtra e premtime të kota gjatë këtyre viteve. Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, mirëpret ndërtimin e autostradës dhe kërkon që ajo të ndërtohet sa më shpejtë, e të mos mbetet vetëm premtim elektoral siç e ka zakon Lutfi Haziri.
I tërë fshati Cernicë ka vendosur ta mbështes frymën e re të VV-së dhe Sami Kurteshin, kryetar. Mjaft më me demagogjinë e Lutfi Hazirit, i cili nuk na solli asnjë të mirë gjatë këtij mandati. Cernicës i mungojnë ujësjellësi, kanalizimi, kabinetet shkollore, mjeku, e shumëçka tjetër. Kësaj here fshati i Ramiz Cernicës ka vendosur ti thot jo rrenave, mashtrimeve dhe demagogjisë bajate të Lutfi Hazirit. Në prezentimin e tij para pjesëmarrësve të shumtë, kandidati për Asamblenë Komunale, Saud Rrahmani tha se vetëm me Vetëvendosjen dhe Sami Kurteshin, kryetar, Cernicës mund ti kthehet dinjiteti dhe infrastruktura e nevojshme.
Në fjalën e tij, kryetari i ardhshëm, Sami Kurteshi, u zotua se gjatë mandatit të tij, do t’i realizoi një për një 20 zotimet programore, përfshirë këtu transparencën e plotë, urbanizmin, arsimin, sanimin e ujërave të zeza, shëndetësinë, urbanizmin, kulturën e bujqësinë.
Sikurse të gjithë qytetarët tjerë të Gjilanit dhe fshatrave të kësaj komune, edhe Cernica, ia dha fjalën, Sami Kurteshit që më 22 tetor do ta mbështes me mendje e me zemër!
Sponsorizuar nga Vetëvendosje