Seleksionuesi i Çekisë, Jaroslav Shilhavy, të martën ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë dhe atë miqësore ndaj Irlandës së Veriut.
Por, Shilhavy në konferencë për shtyp ka folur shumë edhe për ndeshjen Çeki – Kosovë, që luhet më 14 nëntor në Plzen dhe që pritet të jetë vendimtare për kualifikim në “Euro 2020”.
Çekia më 11 tetor në Pragë takohet me Anglinë, favoriten e grupit A të eliminatoreve për Evropianin e vitit tjetër.
Kurse, më 14 tetor, po në Pragë luan ndaj Irlandës së Veriut në miqësore. Anglia udhëheq në Grupin A me 12 pikë nga katër ndeshje, të cilat i ka fituar bindshëm.
Çekia është e dyta me 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Kosova e treta me 8 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi e Bullgaria janë tashmë jashtë garës, me nga dy pikë.