Gjakovarët, që ranë në Ligën e Parë pikërisht përmes barazhit të vitit të kaluar ndaj Ferizajt, i pret një punë shumë e vështirë pasi që përballen me finalistin e Kupës së Kosovës, Trepçën ’89.
Vëllaznimi i rikthehet barazhit, por kësaj radhe për të gjetur një biletë Superligë. Vëllaznimi është mobilizuar para sfidës dhe do të bëjë më të mirën për rikthimin në elitë.
Kryetari i klubit, Agim Cana, i ka premtuar ekipit një premi prej 50 mijë eurosh në rast të fitores.
Lajmi është konfirmuar menaxheri gjeneral, Besnik Gojani.
“Kryetari jonë, Agim Cana, i ka premtuar skuadrës premi prej 50 mijë eurosh nëse fitojnë ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e barazhit”, deklaroi Gojani.