DYLON

KF Vëllaznimi i braktisur, flet ish-kryetari Agim Cana

KF Vëllaznimi i braktisur, flet ish-kryetari Agim Cana
Avatar photo Elife Sherifi

Njëra nga skuadrat më me traditë në futbollin e Kosovës, sot po kalon momentet më të rënda në historinë e saj.

Fjala është për Vëllaznimin e Gjakovës, i cili duket i braktisur dhe  askush nuk po e ndihmon, duke e lënë në mëshirën e trajnerëve dhe të lojtarëve, që po vazhdojnë të luajnë pa para vetëm e vetëm të mos lejojnë shuarjen e klubit.

Ish-kryetarin e klubit Agim Canën, i cili i zhgënjyer jashtë mase për momentet që po kalon futbolli kosovar ka thënë se nuk dëshiron të flasë asgjë, pasi është shumë i zhgënjyer me atë çfarë ka përjetuar.

EkoHigjiena

Lajmin se Vëllaznimi është në një situatë të keqe e ka dhënë vetë klubi përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën momentale si më të keqen në histori të skuadrës, madje me frikë se nëse nuk ndërhyhet shpejt situata mund të bëhet edhe më e keqe.

Vëllaznimi stinorin vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në futboll e ka mbyllur në pozitën e 13-të me vetëm 16 pikë dhe rrezikon shumë seriozisht të bjerë në një kategori edhe më poshtë çka vërtet do të ishte lajm jo i mirë për këtë skuadër.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.