DYLON

Komisioni i garave ngrit procedurë diciplinore ndaj “Skifterave”

Komisioni i garave ngrit procedurë diciplinore ndaj “Skifterave”
Avatar photo Elife Sherifi

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja në mbledhjen e mbajtur ka inicuar procedurë disiplinore ndaj tifozëve të Gjilanit, Skifterave.

Në mesin e shumë procedurave hyn edhe ajo ndaj Skifterave, për shkak të ofendimeve që i bënë ndaj lojtarit Alban Tosuni në ndeshjen e fundit të barazhit me Besën.

Në raportin e Komisionit për këtë pikë thuhet:

EkoHigjiena

8.Ndaj tifozëve të SC “Gjilani”(motivi-ku në minutat 84 dhe 87 fyen në kor lojtarin kundërshtar A.Tosuni në ndeshjen e barazhit SC “Gjilani” – KF “Besa” e zhvilluar në Prishtinë me datë 30.05.2019) sipas raportit të personit zyrtarë të ndeshjes.

Vërejtje  u bë edhe ndaj lojtarit të Besës, Egzon Gashi, i cili kishte reaguar për referimin e ndeshjes tjetër të barazhit mes Vëllaznimit dhe Trepcës 89.

10.Ndaj lojtarit të KF “Besa“ Egzon Gashi me nr ID 002279M88 (motivi-deklarim në rrjete sociale ku përmes një statusi në Facebook ai komenton humbjen e ish- skuadrës së tij KF “Vëllaznimi” ku sipas tij referimi ishte skandaloz dhe ky është tmerri i futbollit me referimin e M.Bejtullahut).

Procedurë diciplinore u inicua edhe ndaj kryetarit të Vëllaznimit, Agim Canës dhe disa lojtarëve të kësaj skuadre.

Cana sipas Federatës ka thyer rregullat duke dhënë deklarata ofenduese pas ndeshjes me Trepçën 89.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.