Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se janë duke punuar për ta gjetur zgjidhjen e duhur për ta parandaluar grevën e SBAShK-ut të paralajmëruar më 14 janar.
Ai ka thënë se, përveç ndaljes së grevës,qëllimi i MAShT-it është edhe realizimi i kërkesave të SBAShK-ut,përkatësisht ngritja e koeficientit për mësimdhënës.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bytyqi ka deklaruar se me ngritjen e koeficientit dhe përcaktimin e të ardhurave të mësimdhënësve në karrierë nuk do të ketë nevojë për grevë.
Ai ka thënë se gjendja në sistemin arsimor në Kosovë nuk është e mirë por, sipas tij, tashmë janë marrë hapa konkretë dhe pritet rritje graduale e cilësisë në arsim.
Burimi; Epoka e re