/2L ONLINE/ – Leonora Bunjaku, anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e PDK-së, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ka ngritur shqetësimin e nxënësve, prindërve të tyre, si dhe profesorëve të Gjimnazit natyror ‘Xhavit Ahmeti’, në Gjilan, që sias saj, lidhet me çështje ne kampusit të shkollave të mesme ku janë shfaqur pakënaqësi të shumta.
Bunjaku ka bërë me dije se këshilli i arsimtarëve ka mbajtur një takim ku është diskutuar problemi shqetësues i bojkotimit të procesit mësimor nga nxënësit për shkak të pakënaqësive të tyre pas hapjes së kampusit. Bunjaku ka numëruar pakënaqësitë e këtyre nxënësve e që ndërlidhen me lëvizjen e lirë (izolimit) në objekte shkollore, ushqim jo cilësor dhe shumë i shtrenjtë për buxheti ne tyre, shërbim i ngadalshëm dhe jo i mirë, siguria e nxënësve jo e mirë dhe sjellje e vrazhda të personelit sigurues, si dhe hyrja e përbashkët me të gjitha shkolla,t përzierja e nxënësve.
E, Bunjaku ka bërë me dije se ankesa dhe kërkesa kanë edhe vet profesorët që sipas saj kanë kërkuar që procesi arsimor t’i kthehet normalitetit dhe pakënaqësitë të shprehen përmes këshillave të klasave që të mos humben orë mësimore.
Po ashtu ata kanë kërkuar që t’u sigurohen nxënësve se kërkesat dhe ankesat e tyre, do të merren parasysh, përmes drejtorit drejtorisë dhe menaxherit të kampusit.
Kërkesa tjetër, thotë Bunjaku ka të bëjë me lejimi ne shfrytëzimit të parkingut ekzistues të shkollës, nëse jo të sigurohet vendi për parking të automjeteve që janë nën kontroll të sigurimit. Po ashtu kërkohet që dyert e shkollave të jenë të ndara për çdo shkollë, daljet emergjente të jenë nën kontroll të shkollës, ndriçimi i stazave dhe rrugës, kontejnerë, dhe një dalje e veçantë për profesorë.
Po ashtu është shprehur indinjata edhe injorimi nga zyrtarët e DKA-së, për mos pranim në bisedë të më se 20 profesorëve. Bunjaku, tutje në fjalën e tij para kuvendarëve, në seancën e sotme, ka shtuar poashtu se sipas informacionit të saj, këshilli i profesorëve vlerëson se kërkesat e tyre dhe të nxënësve duhet të merren parasysh nga drejtoria, të bisedohet me DKA, dhe nëse është e nevojshme edhe me MASHT-in.
“As nxënësit , as profesorët nuk kërkojnë diçka abstrakte përpos të jenë të lirë si çdo qytetarë dhe janë gjëra të realizueshme”, ka thënë tutje Leonora Bunjaku (PDK).
Bunjaku ishte kundër grilave të fundit të shpeshtuara sepse siç tha ajo nuk kemi të bëjmë këtu me kompleks korrektues, por është kompleks edukativo arsimor.
Përndryshe, ajo përveç që shpërfaqi kërkesat e nxënësve, prindërve dhe profesorëve, për këtë rast, ajo personalisht, por edhe në emër të PDK-së, subjektit që i takon, ka kërkuar debat publik edhe lidhur me zgjidhjen e menjëhershme dhe të përhershme edhe të shkollës së Agrobiznesit.
“Mjaftë politikë, mjaftë premtime, kur e dimë se kjo shkollë me investime milionëshe eurosh po rrezikon të nëpërkëmbët”, ka thënë në fjalë ne saj para kuvendarëve, Leonora Bunjaku e PDK-së. /2L ONLINE/