Federata e Futbollit të Bullgarisë, ka bërë një njoftim interesant për tifozët bullgarë që pritet të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen kundër Kosovës.
Faqja zyrtare e Federatës, përveç informacioneve të përgjithshme për Prishtinën, ka kërkuar nga tifozët që të mos largohen nga qendra e qytetit, për shkak se mund të shkelin në zona të minuara që kanë mbetur nga koha e luftës.
“Ne këshillojmë që natën vonë të mos dilni jashtë qendrës së qytetit për arsye sigurie. Poashtu shmangni vizitat në largësi për shkak të pranisë së mundshme të minave të mbetura nga lufta” thuhet në njoftimin e FFB-së.