Futbollisti bullgar i Flamurtarit: Kosova nuk duhet nënvlerësuar

Futbollisti bullgar i Flamurtarit: Kosova nuk duhet nënvlerësuar

Një ndër lojtarët e huaj që luajnë në Kosovë është edhe futbollisti i Flamurtarit të Prishtinës, Angel Grançov, i cili ka dhënë një intervistë për bullgaren “trud.bg”, në prag të ndeshjes midis Kosovës dhe Bullgarisë, që do të zhvillohet këtë të hënë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Grançov flet për cilësinë e përfaqësueses së Kosovës dhe për kushtet e futbollit në Kosovë. 26-vjeçari thekson se Kosova nuk duhet nënvlerësuar, ndërsa përsa i përket futbollit në Superligën kosovare, Grançov thekson se terrenet janë ende një problem i madh ku duhet progres, sidomos për faktin që pak stadiume kanë fusha me bar natyral.

“Kosova nuk duhet nënvlerësuar. Nëse shikon 10 ndeshjet e fundit, ata kanë marrë rezultate mjaft pozitive. Thuajse të gjithë lojtarët luajnë jashtë, vetëm portieri i tretë është i kampionatit të Kosovës. Të gjithë janë të motivuar, biletat u shitën për 2 orë. Ata kanë lojtarë të mirë dhe prandaj mund të surprizojnë çdo kundërshtar”.

“Nuk jam shumë i informuar mbi skuadrën e Kosovës, por shikoj që janë shumë të motivuar. Në Europë nuk i njohin shumë dhe kjo bën që të nënvlerësohen, por çdokush që e bën këtë gjë do ta pësojë”.

KOMENTE