Në mesin e 53 komunave të Serbisë të cilat kanë përfituar mjete financiare nga Ministria e Mbrojtjes së Ambientit Jetësor, edhe komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratën në vlerë prej 2.512.450,00 dinarë.
Komuna e Bujanocit në konkursin e shpallur më 30 Janar të këtij ka konkuruar me projektin për rregullimin e parkut dhe gjelbërimin në qytet. Vlera e përgjithshme e financuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ambientit Jetësor është 2.512.450,00 dinarë, kurse pjesa tjetër prej 628.112,50 dinarë do të financohet nga komuna e Bujanocit.
Rregullimi i parkut të qytetit dhe gjelbërimi në qytet priten që të realizohen brenda vitit 2023. /2LONLINE/