(2L ONLINE) – Më ngjante në një nga qytetet kosovare të para lufte ,me një shumicë shqiptare. Diku 63℅ me thanë se janë, ndërkaq hapësira publike dominohej nga elementi sllav edhe pse në pakicë. Pamë shumë çirilicë në qytet dhe pak tolerancë demokratike që ishte e shkallës së dytë ndaj nevojave nacionale të të tjerëve,në këtë rast, shqiptarëve.
Aq sa për të kamufluar dominimin dhe për ta lejuar lirinë demokratike kombëtare në shkallën minimale të mundshme. Aq sa për të shmangur shikimin kritik të botes . Por jo se shteti është demokratik dhe u ka mundësuar qytetarëve të vet të ndjehen rehat. Do të thotë nëse nuk e di se ku je dhe ke ardhur rastësisht në këtë qytet duke parë atë që gjendet përpara, ti krijon një përshtypje jo reale për proporcionin e popullsisë që jeton aty!
Megjithatë tentativa për rilindje nuk mungonte dhe aty ku gjendej hapësire ligjore njerëzit e shfrytëzonin. Edhe pronari i pizzerisë “Agoni” ishte mundur të krijoje një ambient autokton e I cili na spjegonte se si familja e tij ishte shpërngulur diku në vitet shtatëdhjeta nga Vraja dhe ishin vendosur aty.
Ne ikëm nga qyteti duke i lënë vetëm me shpresën e tyre se ardhmëria për fëmijët dhe gjeneratat e ardhme do jetë ndryshe dhe pa nevojën për t’u ndjerë, njeri i dorës së dytë, e që realiteti aktual mjerisht është i tillë.
/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/