Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi organizoi debat mbi planifikimin e buxhetit të vitit 2018 për shoqëritë kulturoro artistike, organizatat joqeveritare dhe mediat lokale.
Përfaqësuesit e këtyre veprimtarive dhanë edhe propozimet të ndryshme duke u nisur nga financimi jo i drejtë i projekteve apo programeve dhe realizimi jo sipas plan projektit të propozuar.
Kamberi theksoi se buxheti nuk mundë t’i plotësojë kërkesat e të gjithëve por do të mbështete të gjitha ta që punojnë në interesin e përgjithshme të shoqërisë lokale.
Për sektorin joqeveritare dhe mediat, Shaip Kamberi prezantoi buxhetin prej 9 milion dinarëve për vitin 2018.
BURIMI: Titulli.com