/2L ONLINE/ – Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 48 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 36 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 54 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 54 aksidente trafiku nga të cilat 13 me lëndime në njerëz dhe 41 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 48 incidente të ndryshme, ka pasur 36 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 703 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2L ONLINE/
fotoilustruese