Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 50 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 30 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 23 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 23 aksidente trafiku nga të cilat 9 me lëndime në njerëz dhe 14 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe shpërndarë 783 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.
Statistika për periudhën kohore nga data 05.04.2017 deri më 11.04.2017
50 Incidente
30 Persona të arrestuar
9 Aksidente trafiku me lëndime
14 Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime
783 Tiketa
0 Aksidente me fatalitet