Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan, 26.07.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Komandant Gaca, Kamenicë, 27.07.2022-09:35. Viktima mashkull kosovar duke drejtuar motoçikletën, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. /2LONLINE/