Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 47 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 16 me lëndime dhe 30 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2001 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 18 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fushë Kosovë 01.02.2024 – 10:00. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.