Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 114 aksidente trafiku, 1 me fatalitet 42 me lëndime dhe 71 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 579 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 19 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Lebushë, Deçan 17.10.2023-17:17 Një automjet (kombi) me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një mashkull kosovar –pasagjer në automjet, si dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët tjerë meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.