DYLON

Gagica: E kemi obligim moral e kombëtar të jemi pranë vëllezërve tanë kudo që ata ndodhen e sidomos në Kosovën Lindore

Gagica: E kemi obligim moral e kombëtar të jemi pranë vëllezërve tanë kudo që ata ndodhen e sidomos në Kosovën Lindore
Avatar photo Redaksia

“Takova sot kryetarin e OVL të UÇPMB-së, Bejtullah Bejtullahu. Biseduam për situatën e përgjithshme në Kosovën Lindore, ku ndamë mendimin se duhet më shumë angazhim nga Kosova dhe nga Shqipëria për të ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore në secilin takim me karakter ndërkombëtar që ata e kanë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan

Gagica tha se e kemi obligim moral e kombëtar të jemi pranë vëllezërve tanë kudo që ata ndodhen e sidomos në Kosovën Lindore atje ku nuk respektohet as minimumi i të drejtave të pakicave krahasuar me ato në Kosovë.

EkoHigjiena

“Jemi shumë të vendosur për të qenë krah i ish-pjesëtarëve të luftës së drejtë e të imponuar të UÇPMB-së, kudo e kurdo që ata kanë nevojë. Kategoritë e lirisë janë amanet yni, andaj ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm përveç të kujdesshëm në raport me ta. Bejtën e falënderova për punën që po bënë ai dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi tani e sa vjet bashkë”, ka thënë Nazim Gagica i AAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.