Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 30 aksidente trafiku, prej tyre 15 janë me të lëndua dhe po aq me dëme materiale, pa të lënduar.
Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë 287 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 21 persona, ku në mbajtje janë 18 prej tyre.