DYLON

Haliti: Jemi pranë familjeve të prekura nga pandemia

Haliti: Jemi pranë familjeve të prekura nga pandemia
Avatar photo Redaksia

Gjendja epidemiologjike në Komunën e Vitisë është më e rënduar pas rritjes së rasteve me të infektuar në dy ditët e fundit. Dje janë diagnostifikuar tetë pacientë me Covid-19, kurse tre janë shëruar.

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në takimin e sotshëm ka shfaqur dronë se gjendja mund të eskalojë, nëse masat në fuqi nuk respektohen me përpikëri.

Kryetari i Kominës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë thirrje për më shumë seriozitet, në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos ngarkohet, pasi kapacitetet janë të kufizuara.

EkoHigjiena

Haliti ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila ka bërë rivendosjen e tendave në qendrat e mjekësisë familjare për të lehtësuar punën me pacientë.

Ai tha poashtu se janë duke mbajtur kontaktet me familjet e prekura nga pandemia për t’ua përmbushur nevojat që kanë.

Ndërkohë po vazhdon dezinfektimi i objekteve të institucioneve si dhe klorifikimi i hapësirave publike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.