Brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 57 aksidente, shqiptuar 2 mijë e 96 gjoba, janë arrestuar 23 persona.
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 96 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 16 me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 23 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në ndalim policor. /2LONLINE/
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Mitrovicë –Jug / 27.05.2024-19:17. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, drejtuesi i veturës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.