DYLON

Punëtorë të Hidromoravës përfundojnë trajnimin teorik dhe praktik mbi përdorimin e bombolës me pluhur kundër zjarrit fillestar

Punëtorë të Hidromoravës përfundojnë trajnimin teorik dhe praktik mbi përdorimin e bombolës me pluhur kundër zjarrit fillestar
Avatar photo Redaksia

“Kompania e Ujësjellësit Hidromorava ka kënaqësinë të njoftojë se një numër i konsiderueshëm i punonjësve tanë kanë përfunduar me sukses trajnimin teorik dhe praktik mbi përdorimin e bombolës me pluhur kundër zjarrit fillestar”, thuhet në njoftimin e KRU Hidromorava, Gjilan..

Ky trajnim, i organizuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit u realizua me mbështetjen e shoqatës së pensionistëve të TMK-FSK dhe simpatizantëve “ELITA”.

EkoHigjiena

Trajnimi kishte për qëllim të përmirësonte aftësitë e punonjësve në menaxhimin e situatave emergjente të zjarrit, duke ofruar njohuri të detajuara mbi përdorimin e pajisjeve të zjarrfikësve dhe teknikat e sigurisë.

Pjesëmarrësit morën pjesë në seanca teorike dhe praktike, duke fituar një përvojë të vlefshme që do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin tonë të punës.

“KRU Hidromorava dëshiron të shprehë falënderimet dhe mirënjohjet më të sinqerta ndaj organizatorëve të këtij trajnimi, Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim – Bejtullah Osmani, Zyrtarin për Emergjencë dhe Siguri – Fadil Kajtazi, si dhe punonjësin e KRU Hidromorava Ilir Uruqi- Ekspert për Siguri dhe Shëndet në Punë, të cilët me vullnet të plotë ofruan kohën dhe ekspertizën e tyre para të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim”, thuhet në njofitmi ne Hidromroavës.

Ky angazhim vullnetar është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe përkushtimit për sigurinë në shoqërinë tonë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.