Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.
Sipas policisë, 18 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 29 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 321 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 33 persona, 28 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/