Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave

Referuar njoftimit të prokurorit të Shtetit për 4 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’ dhe tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /2LONLINE.com/

KOMENTE