Slovan Bratislava dhe kamponi i Kosovës, Feronikeli, do të zhvillojnë sot në Sllovaki ndeshjen në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Evropës.
Sllovakia nuk e njeh shtetin e Kosovës, derisa Slovan njihet si një skuadër shumë e dashur për serbët, gjë e cila ka ndikuar që dy futbollistët e saj Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic si dhe trajneri Vladimir Radenkovic të refuzojnë të luajnë në këtë sfidë.
Megjithatë, mediet në Sllovaki kanë shkruar sot se UEFA tashmë i ka bërë të qartë skuadrës nikoqire që nuk do të lejojë që kjo ndeshje të politizohet dhe çdo ekses politik mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë.
“Skuadra Slovan ka kërkuar nga tifozët të jenë të përmbajtur dhe mos të përdorin gjuhë raciste ndryshe UEFA do të jetë e pakompromis dhe mund t’i penalizojë shumë keq, ajo nuk na falë raste te tilla”, ka shkruar portali sllovak, “hnonline.sk”.
Ndeshja Slovan – Feronikeli, luhet sot nga ora 18:00.