Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, sot po e feston ditëlindjen e tij të 35-të, përderisa parametrat fizik tregojnë se ai e ka trupin e një 28-vjeçarit, sipas Tuttosport. Kjo bën që Ronaldo të besojë se mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Dy golat e shënuara kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar bënë që Ronaldo t’i ketë shënuar 19 gola në po aq ndeshje të zhvilluara në Serie A këtë sezon dhe Tuttosport ka bërë të ditur se parametrat e tij fizik nuk shfaqin asnjë shenjë te moshës së tij reale.
35-vjeçari më parë kishte pretenduar se ai do të pensionohet vetëm nëse i mungon motivimi dhe se pensionimi i tij nuk do të vijë shkaku i fizikut të tij.
“Shumëçka do të varet nga mënyra se si do të ndihem, se sa i motivuar do të jem, sepse kurrë nuk do të jetë problem aspekti fizik. Unë po e trajtoj veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40-vjeçar. Sinqerisht, faktori më i rëndësishëm do të jetë ai psikologjik”, ka thënë Ronaldo për Marcan.
Shume fansa, bashkelojtare, trajnerë e presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kanë uruar Ronaldon.
Perez, i cili e solli Ronaldon nga Manchester United në Real Madrid më 2009 duke i dhënë mundësinë të futet në librat e historisë së futbollit deri në largimin e tij më 2018, e ka uruar ish-asin e vet me këtë mesazh: “Urime për lojtarin më të mirë në botë. Ne të kujtojmë përherë”.