Jeton Sherifi, Kryetar i OVL- UÇK’ së Në Gjilan ka thënë se dëshiron t’i shpreh falënderimet e tija për disa veteranë dhe miq të nderuar që me vetë iniciativë shpëtuan një fshatar në Fshatin Stanqiç (afër kufirit me Maqedoni) i cili ishte izoluar tash e tri ditë nga dëbora e madhe.
“Falë solidaritetit të treguar të këtyre miqve tani ai është pranë familjes. Miq të dashur,përmes kësaj formë të komunikimit kërkojë ndihmën tuaj për sensibilizim, të dëgjohet dhe të përcillet zëri i banorëve të këtyre zonave në institucionet shtetërore emergjencat civile etj, që të ndërhyhet e të mos përsëriten raste të tilla,ndonëse nevojat për ndihmë janë shumë të mëdha. Ju jam shumë mirënjohës”, është shprehur Jeton Sherifi, kryetar i OVL- UÇK’ së në Gjilan.