DYLON

Kryetari Kastrati ndanë mirënjohje për OVL-UÇK në Kamenicë

Kryetari Kastrati ndanë mirënjohje për OVL-UÇK në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me nënkryetarin, Faton Jakupi, drejtorin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arianit Ibrahimi, kryetarin e OVL-UÇK, Milaim Limani, është takuar me grupin e parë të Zonës Operative të Karadakut.

Ky takim është bërë pas 21 viteve për nder të festës së “28 Nëntorit”.

I pari i Komunës, Qëndron Kastrati, për nder të kësaj dite ka ndarë mirënjohje për OVL-UÇK-në në Kamenicë.

EkoHigjiena

“Pas 21 viteve sot bashkuam grupin e parë të Zonës Operative të Karadakut të cilët ishin në Shqipëri për armatim dhe furnizim të UÇK-së. Në këtë 28 Nëntor pata kënaqësinë që ditën ta nisim me homazhe tek ata që s’janë fizikisht me ne dhe ta vazhdoj me veteranët e UÇK-së. Për nder të kësaj dite, sot ndava mirënjohje për OVL-UÇK në Kamenicë. Qofshim të bashkuar gjithmonë”, ka thënë ai. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.