Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se shqiptarët ndër shekuj kaluan nëpër një jetë plot vuajtje.
“Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës të refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës, sot kisha nderin të marr pjesë në manifestimin përkujtimor “Bllaca 99″”, ka shkruar në profilin e tij, Haradinaj.
Postimi i tij:
Shqiptarët ndër shekuj kaluan nëpër një jetë plot vuajtje. Represioni nga armiku e mungesa e kushteve elementare për jetesë detyruan shumë shqiptarë që të shpërngulen nga trojet e veta.
Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës të refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës, sot kisha nderin të marr pjesë në manifestimin përkujtimor “Bllaca 99”.
“Bllaca 99” na ruan kujtimet e gjithë shqiptarëve me shpresën që ndjekjen nga toka e vet kurrë më nuk do ta përjetojë asnjë popull. Kujtojmë vajin e fëmijëve dhe të nënave në qiell të hapur duke ikur nga vdekja. Kjo është një nga monumentet e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme dhe sa shumë sakrifica ka rruga deri te kjo liri.
Liria e Kosovës ka në themelet e veta edhe ata që dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet.
Falënderim përjetë për gjithë shqiptarët që hapen dyert për motrat dhe vëllezërit e tyre, që ofruan bukën, strehën por edhe shpresën!
Falënderues përjetë botës së qytetëruar, udhëheqësve të asaj kohe; Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair!