Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë sot shpërndarjen e 20 centrifugave elektrike dhe 20 shkrirëseve të dyllit, për bletarët vitias.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se është për tu përshëndetur metodologjia që po përdor Drejtoria e Bujqësisë, duke përkrah fermerët e komunës së Vitisë me pajisje të ndryshme me çrast po ua lehtëson punët e tyre të përditshme.
“Ne vazhdimisht kemi përkrahur bujqit, blegtorët, pemëtarët, bletarët dhe të gjithë sektorët e prodhimtarisë çoftë bujqësore, artizanale e ato të pjekurinave, për të vetmen arsye që ti ofrojmë kushte sa më të mira në zhvillim”, ka thënë Haliti.
Në anën tjetër edhe bletarët përfitues kanë falënderuar Institucionet komunale dhe Drejtorinë e Bujqësisë që në vazhdimësi po kujdesen për lehtësimin e punëve të tyre dhe në shtimin e kapaciteteve të prodhimtarisë, jo vetëm për bletarët por në të gjitha fushat bujqësore, artizanale e të tjerë.
Përndryshe bletarët kanë participuar me 20%. /2LONLINE/