Mbrojtësi i Dritës, Ilir Blakçori erdhi tek Drita si një nga përforcimet më të mira në repartin defanziv.
Mirëpo, gjatë kampionatit trajneri i Drites, Ardijan Nuhiu nuk llogariti shumë të shërbimet e tij dhe kjo është hetuar nga futbolldashësit, por edhe nga vet futbollisti.
Blakcori foli për stinorin veshtor të kampionatit, gjithashtu bëri një rezyme në lidhje me paraqitjet e tij.
“Nuk jam i kënaqur me minutazhen time këtë edicion, pasi që është normale që çdo futbollist të kërkojë sa më shumë të luajë”, tha fillimisht Blakçori.
Megjithatë, 27 vjeçari thotë se vendimet e trajnerit të tij janë për tu rrespektuar.
“Ishte taktika e trajnerit që disa lojë ka luajtur me mua dhe në disa të tjera jo”, shtoi futbollisti llapjan per ‘Olle’.
Blakçori me Dritën e mbylli vjeshtën në pozitën e tretë të renditjes tabelare me 31 pikë.